Sofia Vergara është bërë fytyrë e re e kompanisë së shamponëve “Head & Shoulders”.
Sofia Vergara është bërë fytyrë e re e kompanisë së shamponëve “Head & Shoulders”.
Ylli i “Modern Family” do të jetë ylli më i ri që do të reklamojë një prej linjave më të suksesshme të shamponëve.
Ajo do të jetë pjesë e kampanjës së kësaj kompanie gjatë vitit 2014.
“Jam shumë e ngazëllyer që do t’i bashkohem ekipit të ri dhe një familje të re. Head & Shoulders ka qenë pjesë e regjimit tim të ruajtjes së flokëve nga fëmijëria. Në fakt, ne bëjmë shaka se tetë nga nëntë femrat prej familjes Vergara e përdorin atë. Ka shumë prej nesh që e përdorin këtë shampon”, ka deklaruar Vergara.