Gjendje kaotike në qytetin verior të Sllovenisë Maribor, ku një person ka vrarë babë e bir e më pas edhe veten. Siç transmeton Koha Ditore shkrimin e edicionit online të gazetës Vecer, tragjedia ka ndodhur në shtëpinë e Abedin Shalës, shqiptar nga Kosova.
Në shtëpinë e Shalës ka qenë i pranishëm Milivoj Çuk, një punëtor i Shalës. Ai ka kërkuar një shumë parash, që pretendonte se Shala ia kishte borxh. Por debati me fjalë ka përfunduar me përdorimin e armëve. 55-vjeçari, Çuk ka vrarë Abedinin dhe djalin e tij 28-vjeçar Gzim Shalën, e pas kësaj ka bërë vetëvrasje.
Punëtorët e tjerë të Shalës kanë thënë se pronari i tyre nuk ka pasur asnjë borxh. Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë. /albeu/
