Powered by Blogger.

Wednesday, November 6, 2013

Michael Jackson vdiq nga indiferenca e njerëzve

Michael Jackson vdiq nga indiferenca e njerëzve që i rrinin pranë. Të paktën kështu mendon Debbie Rowe, ish-gruaja e mbretit të popit, i cili vidq në vitin 2009 nga një intoksikacion me Propofol, një qetësues i fortë që ai merrte për gjumin.
Varësia e tij ndaj ilaçeve ka qenë një temë e fortë debati publik, i hapur pas procesit të hapur nga Katherine Jackson, nëna e Michael.
Rowe ka qenë e martuar me Jackson nga vitit 1996 deri në 1999, me të cilin ka pasur dy fëmijë. Ajo ka pretenduar se shumë njerëz që kanë qëndruar pranë divit, nuk kanë bërë asgjë për të shmangur më të keqen. “Personat e përfshirë janë të shumtë: çdo balerinë, çdo muzikant, kameraman, çdo person që ishte me të në skenë dhe ka qenë dëshmitarë i degradimit të tij të ngadaltë.
Të gjithë personat që kanë pretenduar gjithmonë që i kanë qëndruar pranë, që kanë bërë gjithçka për të, në të vërtetë janë fajtor, sepse nuk ka ndalur degradimin e tij… Për ta ishte më e rëndësishme të thoshin se kishin bashkëpunuar me Michael Jackson”,- ka deklaruar gruaja për “Entertainment Tonight”./Indeksonline/

Translate

MOS HARRO...JEPE NJE LIKE NESE JU PELQEU LAJMI!!!
Design by araba-cı | MoneyGenerator Blogger Template by GosuBlogger | Distributed by : Solid Blogger