Powered by Blogger.

Sunday, October 27, 2013

Inis Gjoni, Rikthehet Me “10 Vjet Martesë”



TIRANE-Lajme të mira vijnë edhe nga motra e mesme e familjes Gjoni. Regjisorja e suksesshme pritet të vërë shumë shpejt në skenë një tjetër komedi, zhanër ky me të cilin ka korrur mjaft sukses vitet e fundit. Kështu, pas bashkëpunimit të parë në komedinë “Klani i të Divorcuarave” vitin e shkuar, Inisi vazhdon bashkëpunimin me autorin e njohur shqiptar, i cili prej vitesh jeton në Francë (ku ka bërë një karrierë shumë të suksesshme si dramaturg), Alil Vardar. “10 vjet martesë” është shfaqja që rikthen në teatër pas një viti regjisoren, në të cilën do të interpretojnë çifti i talentuar i aktorëve, Genc Fuga dhe Eni Jani. Por ky nuk është i vetmi lajm i mirë që vjen nga fronti i Inis Gjonit. Puna e saj si regjisore është evidentuar për të dytin vit radhazi nga Akademia e Çmimeve Kult, të cilët e kanë nominuar për çmimin “Regjisori i vitit”… “Bluetooth” i uron suksese Inisit në të dyja këto sfida që ka përballë, në të cilat kemi besim se do t’ia dalë mrekullisht mirë, si gjithmonë.

Burimi: Balkanweb

Translate

MOS HARRO...JEPE NJE LIKE NESE JU PELQEU LAJMI!!!
Design by araba-cı | MoneyGenerator Blogger Template by GosuBlogger | Distributed by : Solid Blogger