Naomi i tregoi prezantuesit se ajo ende ndjek terapi për të kontrolluar zemërimin e saj dhe ndihet keq dhe e trishtuar kur mendon për të shkuarën e saj. Ajo gjithashtu foli edhe për përdorimin e drogës dhe varësinë ndaj kokainës.
Supermodelja është dukur shumë e kënaqur për pjesëmarrjen ne këtë emision dhe ka realizuar një bisedë mjaft interesante. Ajo dukej e mahnitshme veshur me një fustan të gjatë elegant. Pavarësisht moshës Campbell vazhdon të jetë një femër me forma për tu pasur zili.
Një moment argëtues ishte ai kur modeles iu ofrua që të vishte një palë tala super të larta dhe të ecte në skenë. Sigurisht kjo ishte diçka të cilën Campbell e arriti me sukses. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe me një femër si ajo. /albeu/
